Në konkursin anonim letrar organizuar nga biblioteka ndërkomunale e Prizrenit shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva është fitues i çmimit të dytë. Nga juria profesionale e përbërë nga prof.dr Sali Bashota, Berat Batiu dhe Ali Selmanaj u ndanë katër çmime :
Çmimi ‘Abdullah Thaçi’ iu nda Ibrahim Skenderit
Çmimi i parë I takoi poetit Salajdin Krasniqi
Çmimi i dytë shkrimtarit Bilall Maliqi
Çmimi i tretë poetit Arianit Shoshaj
Po këtë ditë u promovua edhe libri ‘Kreshta e fjalës’ botues Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit.
Sipas shkrimtarit Bilall Maliqi, ky çmim jo vetëm se e nderoi autorin e poezisë, por e nderoi Preshevën dhe Luginën e Preshevës, shkruan Titulli.com.