Bashkësia Islame e Kosovës njofton opinionin se nuk përkrah, nuk mbështet e as nuk favorizon asnjë subjekt politik, koalicion, nismë qytetare apo kandidat për zgjedhjet nacionale. “Për ne të gjitha subjektet politike janë të barabarta, ndërsa populli duke u bazuar në ndërgjegjen e tij, është ai që vendos përmes votës së lirë.
Ndërkaq, implikimi i disa të punësuarve tanë në fushatë përmes mediave (Tv lokale) e rrjete sociale, në favor të një subjekti, liste a kandidati që tashmë janë në garë për Kuvendin e Kosovës, nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj. Veprimet e tilla konsiderohen shkelje e akteve normative të BI-së dhe si të tilla janë të sanksionueshme.
Edhe njëherë ftojmë subjektet politikë për garë ferr, të qetë e të ndershme, por pa e politizuar fenë dhe objektet fetare për qëllime elektorale”, thuhet një njoftimin e BIK-ut.