(2L ONLINE) – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër qytetar të kërkuar nga Gjykata dhe ata janë dërguar në vuajtje të dënimit. Njësitet policore kanë ndalur katër persona dhe të njëjtit janë arrestuar pasi që gjykata kishte lëshuar urdhëresa ndaj tyre për të vuajtur dënimet për raste të veçanta. Njëri nga ta 3 vite burg, tjetri 2 vite burg, i treti 4 muaj dhe i katërti me 25 ditë.
Pas procedurave administrative të njëjtit menjëherë janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2L ONLINE/