(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Shipashnicë e Epërme” në Desivojcë të Kamenicës, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur biçiklistin, mashkull K/Shqiptar, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/