Biblioteka e Komunës së Kamenicës është pasuruar me 476 tituj të rinj të dhuruar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit Rinë Matoshi, është shprehur se kjo do të jetë një dhuratë për fillimin e vitit të ri shkollor që ka nisur sot.
Ajo ka falënderuar Ministrin Çeku për librat si dhe ka shtuar se ky është një shembull i rëndësishëm për të kthyer vëmendjen kah libri.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju mirëpret në një ambient shumë të këndshëm të bibliotekës, e cila ofron libra të ndryshëm për lexuesit e të gjitha moshave.