Në Bibliotekë Publike të Gjilanit brenda 6 muajve janë regjistruar mbi 2400 anëtar apo saktësisht (2554), dhe janë mbi 12 mijë libra të lexuara.
Kjo vie për shkakun se biblioteka sivjet ka pasur një rritje të dukshme të fondit të saj librar mbi 800 ekzemplarë librash.
Kështu: në fillim të këtij viti 2017 Grupi KOHA i ka dhuruar bibliotekës sonë një fond librash prej 310 ekzemplarësh dhe pak më vonë në muajin maj Biblioteka nga Projekti i saj për libra prej 1000 € (MKRS ka fituar dhe përzgjedhur një kontigjent tjetër të librave më të rinj (200 libra) aktual ( bestseller) të autorëve të njohur (tanët dhe botëror) në përgjithësi fitues të Nobelit.
Qazim Azizi
Në muajin qershor bibliotekës përmes zyrës së kryetarit, Lutfi Haziri iu janë ndarë edhe 3000 euro tjera po për blerjen e librave duke filluar edhe çështja e përzgjedhjes së lëndës së Projektit të librave nga Zyra e Prokurimit.
Duhet shtuar se sivjet trend i autorëve të dashur për lexuesit janë disa shkrimtarë interesant si shqiptarë ashtu edhe të huaj si: Brunilda Zllami, Veton Surroi, Ismail Kadare, Jusuf Buxhovi, Salman Ruzhdie, P. Mondiano, Swetlana Alexievic, Alice Munro, Le Clezio. Meri Ostin, Daniell Still etj., për të mos harruar edhe autorët klasik si Balzak, Hygo, Tolstoi, Jesenin, Sartre e Molier, Dikens e Shekspir, Heminguej, Xhek London, Nobakov e Pasternak etj etj.
Duhet shtuar se Biblioteka “Fan S. Noli” si institucion, brenda një apo dy muaj po bëhet gati të zhvendoset në objektin e ri të saj.