DYLON

Mbahet takimi i katërt me vendimmarrësit dhe përfaqësuesit e këshillave lokale të fshatrave Hodonovc dhe Topanicë

Mbahet takimi i katërt me vendimmarrësit dhe përfaqësuesit e këshillave lokale të fshatrave Hodonovc dhe Topanicë
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM) ka organizuar takimin e katërt me vendimmarrësit dhe përfaqësuesit e këshillave të bashkësive lokale të fshatrave Hodonovcit dhe Topanicës.

Në këtë takim është bërë elaborimi i nevojave dhe sfidave, që kanë dalë nga takimet nëpër lokalitete, në propozime konkrete.

Takimi në fjalë ishte në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave”.

EkoHigjiena

Projekti i tillë  është i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga NOPM,

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e ekzekutivit përkatësisht zëdhënësi i komunës, koordinatori i këshillave te fshatrave, zyrtari i larte financiar dhe drejtoresha e financave janë njoftuar direkt nga përfaqësuesit e këshillave lokale të fshatrave Hodonovcit dhe Topanicës me problemet dhe sfidat me te cilat ballafaqohen banorët e fshatrave në fjalë.

Fillimisht, përfaqësuesit e OJQ NOPM kane informuar te pranishmit mbi konkluzionet dhe rekomandimit qe kane dale nga takimet e këshillave lokale të fshatit Hodonovcit dhe Topanicës .

Ndër to, si probleme më të theksuara me të cilat ballafaqohen përfaqësuesit e këshillave lokale mbetet çështja e kompensimit për kryesuesit dhe anëtarët në bazë të angazhimit të tyre, trotuari, salla e kulturës, mungesës se zyrës, mungesë te ujit te pijshëm, eliminimin i deponive ilegale, rregullimin e kanalit për rrjedhën e ujërave atmosferike, mungese e komunikimit te ndërsjellat mes zyrës se kryetarit dhe banoreve te kësaj ane, investimeve kapitale, qentë endacak, shtrirja e rrjetit te ndriçimi publik, shtrirja e rrjetit te ujësjellësit, ndërtimi i urës se re ne fshatin Topanicë, vendosja e kontejnerëve për secilën shtëpi, instalimi i shenjave horizontale dhe vertikale te trafikut dhe kthimi i investimeve ne fshatar sipas pagesave te tatimit në pronë dhe taksave komunale.

Ndërsa, nga ana e ekzekutivit nënvizua se te gjitha këto problem dhe sfida ne forme te projekt propozimeve dhe projekt ideve do te tek komisioni komunal për planifikimin e buxhetit komunal për ti futi ne listën e projekteve prioritare, dorëzojnë tek kryetari si dhe drejtoret përkatës për shqyrtim te mëtutjeshme si dhe do te informojnë kuvendin komunal lidhur me nevojat dhe sfidat e lokaliteteve ne mënyrë qe ata te ndërmarrin hapa konkret drejt realizimi te tyre.

Sa i përket çështjes së zyrës se punës do te shikohet mundësia për ofrimin e ndonjë zyre ne ato lokalitete apo ne objekte te komunës respektivisht ne shtëpinë e kulturës.

Ndërsa, lidhur me kompensimin e këshillave te bashkësive lokale, u tha se do të shikohet si mundësi që në planifikimin buxhetor për vitin 2018 të futet si linjë e posaçme buxhetore.

Nëtakimi ishin rreth 20 zyrtarë komunal dhe kryetarët/anëtarët e bashkësive lokale të fshatrave Hodonovcit dhe Topanicës, përfaqësues te shoqërisë civile dhe qytetarë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.