Gjatë ditës së djeshme në bibliotekën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u bë pranimi i botimeve të Dr.Sc.Ilaz Duli, ekspert i Lartë Ndërkombëtarë i Prokurimit
Botimet e librave të dorëzuara janë botime të fushës së prokurimit ,ku profesori i nderuar ishte i angazhuar në trajnimin e realizuar për tri ditë me radhë për pjesëtarët e FSK-së, lidhur me procedurat e prokurimit dhe avancimin e prokurimit në FSK dhe MM.
Botimet u dorëzuan nga vetë Profesori Duli i cili shprehi gatishmërinë e mbështetjes edhe në të ardhmen, FSK falendëron Prof. Dulin për kontributin e tij në pasurimin me titujt e rinj të Bibliotekës së FSK-së e cila për çdo ditë e më tepër po pasurohet nga autorë e dashamirë të librit.