(2LONLINE) – Begzad Sinani është betuar të enjten, duke u vënë në krye të komunës së Kamenicës, ndërsa më parë të 27 anëtarët e Kuvendit Komunal u betuan për mandatin (4-vjecar) të ri te tyre në Komunën e Kamenicës, para shumë qytetarëve të mbledhur sot në sallën e shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.
Kryetari i sapozgjedhur i komunës Begzad Sinani, ka ritheksuar përkushtimin e tij si kryetar i komunës, për përgjegjësitë që i vehen përpara.
“Une besoj dhe shpresoj si kryetar i komunës së Kamenicës, se do të respektoj sygjerimet dhe këkrkesat që vien nga qytetarët e komunës”, ka thënë Sinani, duke shtuat se detyrën e kryetarit të komunës po e merr në gjendje shumë të vështirë.
Ai ka thënë se do të marr përgjegjësi nga sot e tutje, me një garanci se nuk do të merret me asnjë udhëheqës komunalë që ka veprue këto 4-vite dhe se “detyra e imja si kryetar është e ardhmja dhe nuk kemi kohë me u marr me të kaluarën”, ka thënë Sinani.
Ai ka falënderua ish kryetarin Surdulli për punën që ka bërë për 4 vjet, pavarësisht të metave dhe dobësive që e kanë përcjellur ate në qeverisjen e kaluar. Në inaugurimin e Begzad Sinanit, ish kryetari Shaip Surdulli, nuk ishte i pranishëm në sallë.
Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit lokal dhe nga OSBE. /2lonline/