Në seancën e tretë të Kuvendit Komunal të Gjilanit, kanë dhënë betimin dy anëtarë të rinj të Kuvendit Komunal të Gjilanit, të cilët zëvendësojnë dy të dorëhequrit. Ndërrimet janë bërë në taborin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kështu Burim Berisha, është anëtar i ri i Kuvendit që vije pas dorëheqjes së Bardhyl Sylës dhe Shemsedin Elezi në vend të Fejzullah Berishës, që po ashtu kishte dhënë dorëheqje.
Përndryshe, Kuvendi Komunal ka 35 anëtarë.