Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka zgjedhur Arianit Sadikun për kryesues të kësaj përbërje për mandatin vijues 4-vjeçar.
Përndryshe, në fillim të kësaj seance, betimin e kanë dhënë tre anëtarë të Kuvendit, Sami Ahmeti e Rijad Elezi (LDK) si dhe Sreten Trajkoviq (LS), të cilët kanë munguar në seancën e parë, ose janë zëvendësuar ndërkohë, transmeton 2LONLINE.com.
Seancën e sotme, të dytën me radhë, e ka thirrur dhe udhëhequr deri në zgjedhjen e kryesuesit, anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi.
Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë, ku përfaqësohen tetë subjekte politike, LDK (14), Vetëvendosje (10), PDK (5), AAK (2), AKR (1), Vatra (1), KDTP (1), Lista Serbe (LS) (1). /2LONLINE/