DYLON

Lutfi Haziri: Vetëvendosje ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo i qytetarëve! 

Lutfi Haziri: Vetëvendosje ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo i qytetarëve! 
Avatar photo Redaksia

Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit , ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetar dege i LDK-së dhe nënkryetar i këtij subjekti në qendër, iu ka dëshiruar punë të mbarë në interes të qytetarëve, ndërkohë që është shprehur edhe se besimin e qytetarëve, subjekti që i takon, LDK-ja, do ta shtyjë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë.

Ai përmes një postimi në profilin e tij, ka thënë se: LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit. “VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve!”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë:

Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në emër të LDK-së, iu dëshiroj suksese në punë në interes të qytetarëve.

LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shtyjmë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë.

LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit.

VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.