Kuvendi Komunal i Gjilanit, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka mbajtur sot seancën e radhës ku në fillim të saj, betimin e kanë dhënë dy anëtarë të Kuvendit, Erestinë Isufi dhe Ekrem Kryeziu,
Isufi e Kryeziu, vijnë nga Partia Demokratikë e Kosovës (PDK). Këta dy asambleistë për herë të parë janë pjesë e institucionit më të lartë në komunën e Gjilanit dhe bëhen pjesë, pasi zëvendësojnë anëtarët e Kuvendit që kanë liruar këto pozita për shkak të marrjes së pozitave tjera: Leonora Morina – Bunjakun, që ka marr pozitën e nënkryetarës të komunës dhe Bajram Isufin, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, transmeton Portali 2LONLINE.com/
Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë, ku përfaqësohen tetë subjekte politike, LDK (14), Vetëvendosje (10), PDK (5), AAK (2), AKR (1), Vatra (1), KDTP (1), Lista Serbe (LS) (1). /2LONLINE/