Sot po të realizohej një anketë, por marrë për bazë edhe ciklet e kaluara zgjedhore në prag fushatash zgjedhore, përqindja e numrit të votuesve të papërcaktuar do të rezultojë e lartë.
Amir Jakupi
Votuesve besnikë është pothuaj e pamundur t’u ndryshohet mendja, ndërsa fushata duhet të bëhet për të papërcaktuarit dhe për ata që zakonisht nuk dalin në votime.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku pothuaj secili kandidat për kryetar komune ka pasur një CV dhe ka qenë i njohur për qytetarët, kësaj radhe situate është më ndryshe.
Qytetarët e Kamenicës disa prej kandidatëve i njohin mirë, si për të mirat ashtu edhe për mëkatet dhe nuk kanë dilemma a duhet të votohet apo jo. Problemi është me anonimët. Që po i quajmë të tillë jo për fajin e tyre, por për fajin e partive politike që në momentet e fundit kanë vendosur kandidaturat.
Debatet televizive që pritet të realizohen këtyre ditëve, në masë të madhe do të arrijnë ta orientojnë votuesin kamenicas. Përtej fjalimeve të njëanshme të shkruara në letër, apo teksteve në portale e rrjete sociale, në debate kandidatët do të kenë rastin t’i shfaqin vlerat e vizionet e tyre, natyrisht nëse i kanë.
Ndërsa, qytetarët përmes debateve do të njohin më mirë identitetin personal, social e politik të kandidatit dhe do ta kenë më të lehtë për të vendosur