Klubi i Volejbollit KV DRITA – Meshkujt mbajti kuvendin zgjedhor që nisi me një minutë heshtje në nderim të veprës së Agim Ilazit, ish kryetar i KV Drita – Meshkujt.
Besimi i plotë për President të klubit nga të pranishmit iu dha Besnik Veselit i cili u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët në kuvend.
Besnik Veseli merr përgjegjësitë e riorganizimeve në klub dhe investimeve për të rritur klubin në nivelet që meriton të jetë.
Në kuvendin e Dritës ishin të pranishëm në rolin e vëzhguesve edhe nga Federata e Volejbollit të Kosovës, Presidenti Abedin Ibrahimi, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe nga Komisioni për zhvillim pranë FVK, Bahri Gjinovci.
Gjithashtu kuvendi u përcoll edhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit ku në mbledhje ishte prezent Armend Misini, zyrtarë pranë DKRS të Gjilanit. /2LONLINE.com/