DYLON

Jakup Shabani, kryetar i KV Drita – femrat

Jakup Shabani, kryetar i KV Drita – femrat
Avatar photo Redaksia

Klubi i volejbollit KV DRITA – femrat,  mbajti kuvendin zgjedhor ku besimi i plotë iu dha sërish presidentit, Jakup Shabani i cili sa ishte në krye të Dritës kishte shume suksese duke fituar shume trofe dhe duke bërë Dritën një ekip evropiane ku për dy vite falë angazhimit dhe dëshirës së, Shabanit, KV Drita e Gjilanit ishte edhe pjesë e garave Evropiane, Challenge Cup 2020 dhe CEV Cup 2021.

Gjithashtu gjate kohës së Shabanit si president, ekipi i Dritës arriti te mbledhë thuajse gjithë kombëtaren e Kosovës duke e bërë Dritën një ekip të frikshëm për kundërshtarët.

EkoHigjiena

Pozita e Drejtorit gjithashtu iu besua prapë, Florent Haziri i cili së bashku me President Jakup Shabani ishte pjesë e sukseseve të njëpasnjëshme të Dritës.

Në kuvendin e Dritës ishin të pranishëm, në rolin e vëzhguesve edhe nga Federata e Volejbollit të Kosovës, Presidenti, Abedin Ibrahimi, sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi dhe nga Komisioni për zhvillim pran FVK, Bahri Gjinovci.

Gjithashtu kuvendi u përcoll edhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit ku në mbledhje ishte Armend Misini, zyrtare pran DKRS-së, së Gjilanit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.