“MobiCasa”, po rritet e faktor kyç sipas pronarit të kësaj Kompanie, Fatmir Klaiqit, është besimi që po ua jep konsumatori, në atë që ofrojnë, si në produkte, shërbime, mundësi të pafund përzgjedhje e deri përkujdesja e veçantë për konsumatorin.
Ai ka bërë me dije se sot kanë inauguruar edhe hapësirat e reja, pasi është lëshuar në përdorim aneksi shtesë i objektit të MobiCasa-s!
Kështu, ky gjigant i mobilieve, përveç që dyfishoi kapacitet dhe hapësirat e prezantimit të produkteve, po vazhdon të sjell risi në tregun e shitjes. MobiCasa ka zgjeruar kapacitetet e saj në shërbimet e klientelës, duke zgjeruar hapësirat promovuese për produktet që ofron në lokalin e shitjes.
“Duke pasur gjithmonë përgjegjësinë dhe respektin për klientë, MobiCasa kujdeset që shërbimet dhe produktet e saj të jenë të ekspozuara në ambient të përshtatshëm dhe klientët të kenë qasje më të lehtë të përzgjedhjes”, ka thënë Klaiqi.
Edhe këtë vit, MobiCasa ka sjellë mobilieritë më të reja në treg dhe me dizajn të modeleve të fundit. Mobiliet unike, të trendëve të fundit janë gjithmonë zgjedhja më e mirë për shtëpitë tuaja. Kualitetet, shumë llojshmëria, modernia dhe eleganca janë të gërshetuara me përpikëri në mobiliet që ofron MobiCasa.
“Nëse dëshironi inventarë komod, modern dhe të përshtatshëm për secilën shtëpi, mjafton ta vizitoni MobiCasa-n dhe zgjedhja e ëndrrave është e sigurt. Duke pasur gjithmonë përgjegjësinë dhe respektin për klientë, MobiCasa kujdeset që shërbimet dhe produktet e saj të jenë në cilësinë më të lartë. Blerja e re sjell ndryshimet më të bukura, Mobicasa ju garanton për këtë”, thotë Klaiqi.
Përndryshe, Shtëpinë e Mobileve “MobiCasa” e gjeni në magjistralen Gjilan – Preshevë, kilometri i parë Nr.63.