“Kur pothuaj të gjithë vepruan gabimisht disa vepruan si duhet”. Kjo ishte motoja nën të cilën është prezantuar ekspozita shëtitëse ”Besa” në Biel/Bienne dhe aktivitetet shoqëruese të saj. Veprimi “si duhet” u referohet shqiptarëve që janë shembulli më i veçantë i mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, falë institucionit të Besës.
Pas ekspozitës së parë, të mbajtur muaj më parë në Bazel, më 11 shtator ka vazhduar me sukses të njëjtë edhe në qytetin bilingual të Biel/Bienne në Kantonin e Bernës.
Një program i pasur me muzikë, me fjalime përshëndetëse nga shumë oratorë ka shoqëruar aktivitetin kryesor, ekspozitën tashmë të njohur që ka bërë xhiro nëpër botë, me fotografi të fotografit amerikan Gerschmann.
Të pranishëm në program kanë qenë një numër i madh personalitetesh nga politika, duke filluar nga ambasadori i Izraelit në Zvicër Yigal Caspi dhe ai i Kosovës, Naim Malaj pastaj konsullja e Shqipërisë Eliverta Radomi dhe sekretari i parë i Ambasadës, Kastriot Noli. Ndërkaq hapjen e aktivitetit e kanë bërë anëtari i komitetit për organizim në nivel të Zvicrës, Alain Pichard bashkë me këshilltarin në Asamblenë e qytetit Biel/Biene, Ali Slejmani, për t`ia lëne mpderimin dy vajzave, njërës shqiptare Pajtime Dodaj dhe Adina Merlin.
Në skenë janë ngjitur për të përshëndetur hapjen e ekspozitës: kryebashkiaku i Biel/Bienne, Erich Fehr, drejtori për arsim dhe kulturë në këtë qytet Cedric Nemitzdrejtori i qendrës për arsimim profesional ku mbahej ekspozita, Stähli, kryetari i organizatës “Miqtë e Yad Vashem” të Gjenevës Joel Herzog, kryetari i Bashkëisë së Hebrenjve në Biel/Bienne, Daniel Frank.
Lexo më tepër në: http://albinfo.ch/sq/kultura/besa-ose-kur-shumica-gabuan-shqiptar-t-vepruan-si-duhet