/2L ONLINE/ – Po vazhdojnë aktivitetet në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që ka edhe Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit, dhe se tani më dihen edhe zyrtarisht pretendentët për pozitën e kryetarit të Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan. Janë tre kandidatë që synojnë këtë pozitë, Besa Baftiu, Nevzad Isufi e Shemsi Syla dhe mbetet të shihet se kë do ta votojnë anëtarësia e këtij subjekti politik, qendra në Gjilan, kur të vije momenti, pasi që tani për tani po vazhdojnë akoma zgjedhjet nëpër pika.
Se këta tri emra janë kandidatura zyrtare për pozitën e kryetarit të Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, e ka konfirmuar për Portalin 2L ONLINE, Luan Aliu, anëtar kryesie, njëherësh anëtar edhe i Komisionit Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës (KZAQ).
Sipas tij, aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitetet për zgjedhjet nëpër pika aty ku nuk janë kryer akoma, e ku interesimi është i madh, për të vazhduar me procedurat tjera dhe se shpresohet se brenda muajit korrik do të kryhet i tërë procesi i zgjedhjeve të brendshme në Vetëvendosjen e Gjilanit, ku do të dihen strukturat e reja udhëheqëse në të gjitha nivelet duke përfshirë edhe kryetarin e Qendrës. /2L ONLINE/
Besa Baftiu
Nevzad Isufi
Shemsi Syla