Kandidati I Lëvizjes Vetëvendosje Naser Berisha. Ka organizuar një ndej me të rinjtë e qytetit të Gjilanit me ktë rast mysafirë të këtij organizimi ishin të gjithë kandidatët e tjerë të Anamoraves si dhe Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosjes. Albin Kurti,i cili mbajti një fjalim para rinisë së Gjilanit.
Gjatë këtij fjalimi Albin Kurti tha se qyteti i Gjilanit ka nevojë për ndryshime dhe jo kthime mbrapa siç kemi qenë deri më tani/ “Ne duhet të ndryshojmë e kjo arrihet duke e mbështetur dhe votuar Lëvizjen Vetëvendosje Nr.35. Voto kandidatët e qytetit të Gjilanit, njerëzit te cilët një ditë do ngrisin zërin për ju në parlamentin e Kosovës” ka thënë Kurti.
Më pas fjalën e mori organizatori Naser Berisha Kandidati i Qytetit të Gjilanit (Nr.77), I cili përmendi dështimet dhe mos realizimet e Ministrit për Rini, Kulturë dhe Sport. Ai theksoi se nuk do të mungojë asnjëherëë mbështetja e tij gjatë këtij rrugëtimi, prandaj kërkojë nga të rinjtë që të mendojnë dhe të votojnë për njerëzit të cilët kanë në plan përkrahjen e tyre.
Përndryshe, Berisha është këngëtar i mirënjohur dhe i adhuruar mes të rinjve andaj edhe në këtë takim nuk u shpëtoi të rinjve pa performuar para tyre gjë që e bëri me kënaqësi.
Përveç dy hiteve të tij të kënduara , nga Naser Berisha u kërkuar edhe të këndohet edhe kënga Hajt Shko! Një këngë protestë, e cila u mbështet me brohoritjet e të gjithë të rinjve. E, për Berishën kjo kërkesë u kuptua se Gjilani dhe rinia e këtij vendi janë LODH..!, andaj duhet ndryshime që vijnë me Vetëvendosje.
Takim me të rinjtë përfundoi me disa këngë nga këngëtarët e ndryshëm të cilët ishin të ftuar nga Naser Berisha si: Hekuran Krasniqi, Albina Jakupi,etj.
/e sponsorizuar/