Bernard Berisha u rikthye të luajë për Kosovën pas një kohe të gjatë. Futbollisti pejan startoi nga minuta e parë në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit.
27 vjeçari u shpreh i lumtur që është rikthyer të luajë me Kosovën, teksa ka thënë që do ta respektojë gjithmonë vendimin e trajnerit.
”Ishte ndjenjë e vecante. Kishte nje vit e ca qe s’luaja. Duhet me respektu vendimin e trajnerit. Sa here te me jepet mundësia do të jap më të mirën. T’i shërbesh vendit tënd është kënaqesi e madhe” , deklaroi Berisha.
Ndryshe Kosova triumfoi përballë Gjibraltarit me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm në ndeshje të cilin e realizoi Florent Hasani në minutën e 68-të të ndeshjes.