E ardhmja e futbollistit kosovar, Valon Berisha te Lazio është në pikëpyetje, edhe pse skuadra italiane shpenzoi 7,6 milionë euro për transferimin e tij.
Mediat italiane kanë raportuar se Lazio po mendon ta dërgojë në huazim një vjeçar kosovarin për ta rimarrë formën më të mirë.
Është ish-skuadra e Berishës, Red Bull Salzburg që ka shprehur gatishmërinë ta marrë në huazim një vjeçar reprezentuesin e Kosovës.
Salzburg i ka garantuar një vend në formacionin bazë ku Berisha do të mund të rikthente formën e tij më të mirë.
Me rikthimin në Salzburg, Berisha do të mund të luaj edhe në Ligën e Kampionëve me kampionët e Austrisë.