DYLON

“Valon Berisha top transfer te Fortuna Dusseldorf”

“Valon Berisha top transfer te Fortuna Dusseldorf”
Avatar photo Elife Sherifi

Ish-bashkëlojtari i Valon Berishës tek Salzburgu, Stefan Lainer e ka lavdëruar futbollistin kosovar, për të cilin thotë se e ka bërë më të fortë Fortuna Dusseldorfin që kur u transferua tek klubi gjerman

Futbollisti kosovar u largua nga Lazio gjatë janarit për t’u huazua në klubin gjerman. Përfaqësuesi kosovar synon ta ndihmojë Fortunën të shpëtojë nga rënia prej Bundesligës.

Këtë fundjavë, futbollisti i rritur në Norvegji do të përballet me ish-bashkëlojtarin e tij tek Red Bull Salzburgu, Stefan Lainer.

EkoHigjiena

Ky i fundit e ka lavdëruar Berishën, për të cilin thotë se e ka bërë më të fuqishme Fortunën, që prej transferimit të tij në fund të muajit të kaluar.

“Valoni është një mik i imi i mirë. Është një top transfer për Fortunën. Një super-djalosh të cilin çdo klub do të donte ta kishte në gjirin e tij. Këtë nuk po e them vetëm unë pasi ashtu është. Ai e bën Fortunën më të fortë, i vë edhe bashkëlojtarët në veprim”, ka thënë 27 vjeçari për tabloidin gjerman “Bild”.

Berisha mungoi në ndeshjen e Kupën e Gjermanisë për shkak të një tërheqjeje muskulore, ndërsa në Bundesligë po luan mjaft mirë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.