Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjilan për festën e Kurban Bajramit ndau 700 dhurata për fëmijët e Komunës së Gjilanit .
Këto dhurata janë përgatitur enkas për fëmijët e moshës më të vogël dhe ishin mjaft joshëse si nga paketimi e edhe nga artikujt që ishin vendosur në pako, thotë koordinatori i shoqatës Agim Hyseni, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Për shkak të situatës së pandemisë Covid 19, kemi hasur në vështirësi për ndarjen e dhuratave , por megjithatë kemi arritur që një pjesë të fëmijëve të Gjilanit të gëzohen nëpërmjet organizimit të ndarjes në disa institucione të cilat merren me edukimin dhe përkujdesjen e fëmijëve si , shkollat, çerdhet, pastaj fëmijët me nevoja të veëanta si dhe në disa lagje të qytetit tonë”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/