Dikur ekzistonte dëshira për të pasur të njëjtin model flokësh si idhujt e futbollit, ndërsa sot idhujt e futbollit fare mirë mund të jenë modeli yt i flokëve. Dikur ekzistonte dëshira për të pasur të njëjtin model flokësh si idhujt e futbollit, ndërsa sot idhujt e futbollit fare mirë mund të jenë modeli yt i flokëve, kjo falë një berberi amerikan të quajtur Rob Ferrel.
Ferrel që është pronari i një parukerie në qytetin e San Antonios mund të krijojë një model flokësh me imazhin e idhullit tënd në pjesën e pasme të kokës dhe deri tani kryeveprat e tij kanë qenë një model flokësh me flamurin amerikan dhe profilin e Tim Howard, imazhin e Cristiano Ronaldos apo Ochoas.