E përditshmja zvicerane Blick ka bërë të ditur përforcimin e radhës të Kombëtares shqiptare. Sikurse edhe pesë lojtarë të tjerë që luajnë me kuqezinjtë dhe që kanë pasaportë të Zvicrës, edhe një tjetër do t’iu shtohet atyre.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Zurichut, Berat Xhimshitin, i cili do të jetë lojtari i gjashtë me pasaportë zvicerane te skuadra kuqezi. Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Amir Abrashi, Taulant Xhaka dhe Burim Kukeli janë pesë të tjerët.