(2LONLINE) – Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, fitoren e LDK-së në Gjilan e ka vlerësuar si konfirmim që kjo komunë është e LDK-së, ndërsa bashkë edhe me rezultatet pozitive në disa komuna tjera, ka thënë se i sheh si mostër, se LDK do t’i fitojë edhe zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen sivjet.
Beqiri, i cili bashkë edhe me zyrtarë të tjerë të LDK-së, duke përfshirë edhe nënkryetarin e LDK-së Sabri Hamiti, ka qëndruar të shtunën në Gjilan, ka thënë se zgjedhjet lokale nxorën në pah se LDK është partia e parë në nivel vendi dhe se ajo do ti fitojë edhe zgjedhjet nacionale që do të mbahen sivjet. sepse kjo qeveri e tanishme e korruptuar duhet të lëshoj rendin për një qeveri të përgjegjshme, e që do të jetë me LDK-në sepse kjo është nevojë e vendit dhe e qytetarëve të Kosovës.
Për fitoren e LDK-së në Gjilan, Beqiri ka thënë se meritor është lideri i Anamoravës dhe më gjerë, Lutfi Haziri, ekipit të tij të shkëlqyer si dhe strukturave në përgjithësi të LDK-së së Gjilanit.
Beqiri ka thënë se LDK është parti që është rrit dhe beson në fitore në zgjedhjet nacionale si dhe në një qeverisejt të përgjegjshëm nga LDK, e ku Gjilani do ta ketë vendin e merituar, pasi deri më tani nga kjo qeverisje e tanishme është anashkaluar.
E, rezultati i mirë i LDK-së në Gjilan në zgjedhjet lokale, do të reflektojë edhe në nivel të përgjithshëm, ka pranuar Beqiri, duke thënë se edhe më parë, kur LDK ishte në bashkëqeverisje kuadrot e Gjilanit kanë qenë në vende kyçe.
Nga ana e tij, kreu i komunës dhe i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë me dije se ka pritur zyrtarë të LDK-së qendrore ku është biseduar për analizën e zgjedhjeve të fundit. Haziri tha se LDK në Gjilan ka arsye të jetë e gëzuar sepse është ndarë e kënaqur sepse rezultati në të dyja nivelet, edhe për kryetar komune edhe për këshilltarë ka qenë i kënaqshëm, duke bërë me dije se besimi në LDK-në është i madh në Gjilan. / 2lonline/