Vizita në Preshevë e paralajmëruar e ministrit kosovar, Ramë Buja është shtyrë për kohë të pacaktuar përshkak mosmarrëveshjeve për lejen e dhënë nga autoritetet e Beogradit.
Sipas burimeve të Titullit brenda qeverisë së Kosovës, leja nuk iu është dhënë ministrit Buja sepse sot në Kosovë do të qëndrojnë Aleksandër Vuçiq dhe ministri i ngarkuar për Kosovë nga qeveria e Beogradit, Aleksandër Vulin.
Ditë më parë qeveria e Kosovës patë lëshuar një informatë për arrestimin e ministrit Vulin nëse ai hynë në Kosovë.
Burimet e njëjta flasin se qeveria e Kosovës është e irrituar më këto ndalesa që po i bëhen ministrave kosovarë për vizita në Luginë dhe se në të ardhmen duhet të rishikohet marrëveshja e arritur në Bruksel.
Sipas udhëheqëses ekzekutive në kabinetin e Ministrit, Liridona Shala, kjo vizitë nuk do të realizohet të premten.
“Ministri Buja do të marrë pjesë në përurimin e një shkolle në Klinë dhe vizita në Preshevë do të realizohet një herë tjetër, për të cilën do të njoftoheni paraprakisht”, i tha Titullit përmes telefonit Liridona Shala