Trajneri i njohur kosovar, Bekim Isufi është komentuar së fundmi për një rikthim te Drita, me të cilën edhe u shpall kampion në edicionin 2017/18.
Këto zëra i ka mohuar ish-trajneri i Dritës, duke theksuar se nuk ka pasur as kontakte.
“Jo nuk ka asgjë sa i përket Dritës. Janë vetëm fjalë pasi nuk jam kontaktuar nga askush”, ka thënë Isufi.
I pyetur nëse do ta shohim në ndonjë skuadër të re në edicionin e ri ai theksoi se ende nuk e ka marrë vendimin nëse do pranojë ndonjë ofertë apo jo.
“Ka pasur kontakte nga tjera skuadra, por ende nuk kam vendosur nëse do të marrë ndonjë skuadër ose jo”, perfundoi Isufi.