Prishtina dhe Visar Bekaj vazhdojnë te jene bashke, duke nënshkruar së bashku kontratën e re deri në verë të vitin 2021.
‘Gardiani’ i Kosovës ka ‘firmosur’ me klubin kryeqytetas edhe për një vit e gjysmë, derisa drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar se të gjithë futbollistët e tjerë do të rinovojnë në ditët në vijim.
“Prishtina me insistim, shumë shpejtë, pritet të përfundoj marrëdhëniet kontraktuale me të gjithë futbollistët duke mos dashur të ketë asnjërin prej tyre pa kontratë për edicionin 2020/21”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Në lidhje me rinovimin e kontratës ka folur edhe ‘gardiani’ Bekaj, deklaratën e të cilit mund ta gjeni në linkun e faqes zyrtare të klubit.