Napoli dhe Hamburgu kanë arritur marrëveshje dje vonë për transferimin e Valon Behramit në Gjermani. Valon Behrami në stinorin e ri do të jetë pjesë e Hamburgut në Bundesligën gjermane.
Mesfushori kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Hamburgut.
Krerët e kësaj të fundit ishin në Napoli për ta kompletuar transferimin, teksa Behrami sot pritet t’i kryer testet mjekësore dhe të nënshkruaj kontratë, njofton eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio.