Procesi i tranzicionit në Serbi i filluar prej më shumë se 15 viteve i cili ka bartur me vete edhe privatizimin e ndërmarrjeve në pronësi shoqërore, në komunat e Bujanocit dhe Preshevës pothuaj se ka dështuar tërësisht. Kështu vlerëson njohësi i rrethanave ekonomike, Nexhat Behluli, i cili kur bëhet fjalë për privatizimin në këto dy komuna, thotë se ai ose është penguar, ose është prolonguar në mënyra të ndryshme deri në pafundësi.
“Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave, ndërmarrjet ku dikur punonin me mijëra punëtorë në vend të rimëkëmbjes janë shkatërruar gati se tërësisht “, thotë Behluli, transmeton Titulli.
Sipas tij, ekziston dyshimi permanent se pengesat kryesore kanë të bëjnë me çështje etnike e jo procedurale e teknike.
Si shembull konkret, Behluli ka marrë valën e fundit të procesit të privatizimit në Serbi, në të cilën bënte pjesë edhe shitja e disa ndërmarrjeve shoqërore në komunë të Bujanocit.
“ Me keqardhje mund të them se është stopuar privatizimi për Ndërmarrjen Shoqërore “ Proleqe “ dhe për “ Banjën e Bujanocit “, ndërsa askush nuk mund ta heq dyshimin se shkaqet kryesore qëndrojnë në faktin se blerësit potencial ishin shqiptarët “, është shprehur Behluli.
Në këtë drejtim, Behluli ka paraqitur edhe një rast tejet flagrant që i përket privatizimit të kombinatit të duhanit në Bujanoc dhe për të cilin dyshon se ka të bëjë poashtu me konotacionin etnik.
“ Një afarist i suksesshëm me prejardhje nga Tërnoci i cili punon në Gjermani ishte kandidat potencial për blerjen e kësaj ndërmarrjeje, por i cili është tërhequr nga procesi. Arsyeja kryesore që ka shtrënguar atë për ndërmarrjen e një hapi të tillë ishte se në momentet e fundit Agjencioni për Privatizim kishte ndryshuar kriteret e shitjes nga ato që ishin caktuar në fillim “, sqaron Behluli.
Nexht Behluli, i cili në vitin 2004 edhe vet kishte pësuar diskriminim në proceset e privatizimit, me rastin e një ndërmarrje për prodhimin e materialit ndërtimor nga Vlladiçin Hani, shpreh habi me qasjen e zyrtarëve shtetërorë ndaj problemit ekonomik në Luginë.
“ Dy muaj më parë qëndruan këtiu ministri i ekonomisë, Zheljko Sertiq dhe drejtori i Agjencionit për privatizim, Ljubomir Shubara. Ata premtuan shumë, por po dëshmohet se po ndodh e kundërta “, thotë Behluli.
“ Kur i kemi parasyshë gjitha këto fakte, të cilat emëruesin e përbashkët e kanë diskriminim etnik, është momneti i fundit që të reagohet ashpër nga faktori politik i Luginës, ngase nëse vazhdojmë të heshtim diskriminimi do të thellohet edhe në sferat tjera shoqërore “, porositë Behluli.