(2L ONLINE) – Skulptori gjilanas Avni Behluli thotë se po I vlerësohet mirë puna në skenën ndërkombëtare dhe për këtë edhe po mere ftesa të shumta dhe se një e tillë tani i ka ardhur edhe nga Qiproja. Artisti gjilanas thotë se pas prezantimit të punës së tij në disa shtete, po pëlqehet nga kritiket e artit, njerëz të këtij drejtimi, andaj nuk mungojnë ftesat për t’u prezantuar neper vende te ndryshme.
Fatkeqësisht, thotë ai, për shkaqe financiare në shumë prej tyre nuk ka mundësi të marr pjesë, por se konfirmoi se në Nikozi të Qipros do të shfaqë artin e tij.
Përndryshe, kohë më parë, artisti gjilanas mori pjesë në Stamboll të Turqisë, në një aktivitet ndërkombëtar të artit pamor krahas 53 artistëve nga pesë kontinentet e botës, ku u vlerësua puna e tij.
“Sipas informacioneve që i kam, puna e prezantuar në Turqi u ka ra ne sy shumë mediumeve të artit pamor, e një ndër ta është edhe një profesor i Universitetit te Arteve në Nikozi, që më ka bërë ftesë për të qenë pjesë e një simpoziumi, të kolonisë artistike, që pritet të mbahet nga data 10 deri më 19 nëntor në Nikozi të Qipros”, ka thënë për Portalin 2L ONLINE, artisti gjilanas Avni Behluli. /2L ONLINE/