Për të gjithë ata që ndjekin shkollën e futbollit “GS. Gjilan”, sot iu janë shpërndarë sete sportive, donacion nga Inter Plast – Trocal.
I pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për këtë shkollë ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sipas të cilit fëmijët janë ata të cilët kanë më së shumti nevojë për mbështetje institucionale në mënyrë që të rriten me kujdesin që atyre u takon andaj edhe ky donacion është shumë i mirëseardhur dhe frytdhënës.
Ambasadori Minxhozi premtoi se në një të ardhme së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës do të bëhet organizimi i një kampionati mbarë kombëtarë, ku sipas tij këtu në Gjilan, do të vijnë të luajnë nga çdo trevë shqiptare.
Ndërsa, zv.ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Qazim Rrahmani, tha se gjeneratat e reja janë pasqyrë e jona e cila reflekton punën e shoqërisë dhe institucioneve të vendit tonë karshi zhvillimit të talentit të këtij brezi si dhe premtoi mbështetje nga ana e ministrisë.
Gjithashtu edhe ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti u shpreh i privilegjuar me pjesëmarrjen në këtë organizim dhe çmoi lart punën e trajnerit të kësaj shkolle Halil Halili. Sahiti premtoi edhe mbështetjen e FFK-së.
Donacionin e vlerësoi si shumë të nevojshëm edhe Halil Halili trajner në këtë shkollë. i cili veç tjerash tregoi për arritjet e kuadrove të dala nga kjo shkollë, e Shpend Terziu, kryetar i këshillit të prindërve të shkollës së futbollit “GS Gjilani”, u shpreh i kënaqur me përfitimin e këtij donacioni, që sipas tij do të jetë motivim që fëmijët të punojnë edhe më shumë në të ardhmen.