Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve të mekanizmit bujqësor për fermerët përfitues që i kanë plotësuar kriteret sipas shpalljes publike.
Komisioni komunal pas shqyrtimit të aplikacioneve të aplikantëve ka bërë përzgjedhjen e fermerëve përfitues sipas poentimit.
I pari i komunës duke uruar fermerët përfitues ka thënë se janë të përkushtuar të përkrahin fermerët për të zhvilluar kulturat e tyre bujqësore.
“E kemi thënë shumë herë se do t’i përkrahim fermerët me të gjitha mundësitë që i kemi në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë të zhvillojnë veprimtaritë e tyre”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, theksoi se si drejtori janë të përkushtuar në subvencionimin e fermerëve.
“Drejtoria e Bujqësisë sikurse deri më tani, po ashtu edhe për vitet në vijim do të qëndroj afër fermerëve tanë, duke i përkrahur me projekte të ndryshme për të gjithë sektorët e bujqësisë”, u shpreh ai.
Në projektin ,, Furnizim i fermerëve me mekanizëm bujqësor ʺ kanë aplikuar gjithsejë 29 fermer dhe prej këtyre, 15 fermer janë përzgjedhur përfitues.
1. Në sektorin e Lavërtarisë kanë përfituar 5 fermer për Pijatore;
2. Në sektorin e Hortikulturës kanë përfituar 4 fermer për Freza dheu;
3. Në sektorin e Perimekulturës/Serra kanë përfituar 4 fermer për Freza dheu, dhe nga 1 Mbjellëse e Patates dhe 1 Nxjerrëse të Patates. /2LONLINE/