Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit pandemik COVID-19, Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia e Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ( NJPZSH), ka vazhduar sot me klorifikimin e hapësirave të ndryshme në fshatin Stubëll të Vitisë, ku nga ky virus janë të prekur disa qytetarë.
Këtë e ka bërë të ditur sot Komandanti i NJPZSH-së në Viti, Hetem Jakupi, i cili potencoi se pastrime dhe klorifikime të tilla kjo njësi ka bërë dhe po bënë vazhdimisht në hapësirat e ndryshme të kësaj komune dhe atë si masë parandaluese nga komuna e Vitisë, kundër virusit COVID-19.
Përndryshe sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës ( IKSHPK) vetëm dje nga ky fshat 4 banorë kanë rezultuar pozitiv me virusin në fjalë.