Komuna e Vitisë si masë parandaluese kundër COVID-19 bëri dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve në fshatin Stubëll të Vitisë.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 sot në fshatin Stubëll të Vitisë, u bë dezinfektimin i ambulantës, shkollës, kishës, por edhe të restorantit ku ka frekuentuar i infektuari i parë më Koronavirus në Viti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri më dije se ky dezinfektim u bë nga Komuna e Vitisë me qëllimin më të mirë të parandalimit të përhapjes së këtij virusi që në Viti, u soll nga një banor i Stubëll prej Italisë.
Kryetari Haliti tha se kjo komunë edhe më parë ka bërë dezinfektimin e institucioneve komunale në qendër të Vitisë dhe gjithashtu ka bërë pastrimin e rrugëve në qytet si masë parandaluese kundër COVID-19.
Përndryshe fshatin Stubëll dhe gjithë territori i Komunës së Vitisë është në karantinë shkaku i Koronavirusit.