Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit e ndërprerë ditën e djeshme në mungesë të kuorumit dhe e paraparë të nis sot në ora 09:00, nisi në ora 9:55 , pasi që u bënë numrat e mjaftueshëm (18), për ta pasur kuorumin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndonëse, gati me një orë vonesë, megjithatë tani në sallë janë 18 prej 35 anëtarëve të Kuvendit, me çka përmbushët kushti i kuorumit dhe se seancë nisi.
Tani në seancë janë anëtarët e Kuvendit nga pozita, Vetëvendosje, PDK, AKR,, KDTP dhe një anëtare që vepron në kuvend si e pavarur ndonëse pran saj ka singlën e AAK-së. Mungojnë opozitarët (LDK, AAK, Vatra, LS). /2LONLINE/