Nënkryetari Faton Jakupi së bashku me familjarë të komandant Rahim Beqiri dhe zyrtarë të tjerë komunal kanë nderuar luftëtarin Beqiri duke bërë homazhe tek varri në 19-vjetorin e rënies së tij.
Në këto homazhe të pranishëm ishin edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetari Ahmeti Isufi, dhe zyrtarë të tjerë.
Nënkryetari Jakupi tha se kontributi i komandant Beqirit për lirinë mbetet i paharruar.
“Komandant Rahim Beqiri mbetet një ndër luftëtarët që dha mjaft shumë për atdheun, edhe jetën e tij. Do ta kujtojmë përherë si luftëtar trim”, ka thënë Jakupi.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se trimat si komandant Roki nuk harrohen.
“Trimat si komandant Roki, e bënë krenarë tërë kombin, i cili u formësu nga heroizmi i tyre, kujtimi për të mbetet i pashuar”, ka thënë ai.
Po ashtu në këto homazhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ndau medaljen “Me Besim Në Zot, Atdhe e Shtet”, Liridon Beqirit, birit të dëshmorit për kontributin e veçantë të familjes Beqiri, në lirinë e vendit dhe ndërtimit të paqes. /2LONLINE.com/