(2LONLINE) – Ceremonia e betimit të kryetarit të ri të Kamenicës, Begzad Sinani, do të organizohet nesër më 19 dhjetor, me ç’rast do të mbahet edhe mbledhja e parë e Asamblesë Komunale të dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit.
Në këtë mbledhje, sipas agjendës së paraparë, do të mbajë fjalë rasti kryesuesi i deritashëm i Kuvendit Komunal, pastaj do t’i kalohet anëtarit më të vjetër drejtimi i seancës.
Më pas do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe kryetari i Komunës dhe do të mbyllet me një fjalë përshëndetëse nga kryetari i komunës.
Përndryshe Kamenica pritet të udhëhiqet nga koalicioni PDK-AKR-AAK, ndërsa është përfolur se nga kuadrot e PDK-së, do të drejtohen edhe Drejtoria e Financave, Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Bujqësisë, nga AAK, Drejtoria e Kulturës,Emergjencës Urbanizmit dhe e Sherbimeve Publike, derdia AKR do ti drejtojë drejtoritë: Ekonomi, Administratë, Inspekcion dhe Shëndetësi. /2lonline/