Drita ka rikthyer në skuadër, brazilianin Gilberto Fortunadon dhe ky fakt është pritur mjaft mirë tek tifozët, “Intelektualët”.
Ardhja më e re e bardh e kaltërve mbush 33 vjet sot, ndërsa tifozët nuk e kanë lënë që festën ta kaloj i vetëm.
Ai ka pranuar një befasi nga “Intelektualët”, grupi i tifozërisë së Dritës që kanë uruar atij me një tortë ku mbi të ishte dhe një trofe.
Nga ana e tij, ish-sulmuesi i Tiranës dhe Flamurtarit, ka dhënë premtimin me anë të një stori në “Instagram”: “Jam këtu për trofeun”, ka shkruar ai.
Raportet e tifozëve me sulmuesin brazilian kane nisur menjehërë në mënyrë të ngrohtë, çka mund ta ndihmojë atë të përshtatet shpejt.