(2L ONLINE) – Vikendi që lëmë pas solli në program ndeshjet e javës së tetë në Ligën “Agim Ramadani”. Befasitë nuk munguan madje dolën të jenë mjaft interesante pasi disa skuadra kryesuese u befasuan duke bërë kështu të zbresin më poshtë nga renditja tabelare. Numri i shikuesve në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petrit” ishte i kënaqshëm i cili po vjen në ngritje e sipër.
Skuadra e MobiCasas ka fituar derbin e javës ndaj Eurollotos në një duel mjaft të fortë dhe cilësor. Lideri The Living Room pa ndonjë problem të madh ka mposhtur Autoshkollën Arti për të ruajtur kryesimin e ligës, ndërkohë katër gola ka realizuar Katana për ta mposhtur Dobërqanin.
Ndeshjet e ditës së diel nisën me një befasi mjaft të këndshme, Karadaku ka bërë përmbysje spektakulare të rezultatit pasi nga tre gola disavantazh realizoi katër here për ta fituar gjithë ndeshjen. Goli i fundit u realizua në minutën e fundit të ndeshjes. Vëllezërit Aliu dhe Djemtë e Qytetit realizuan fitore identike përballë FSK-së dhe Verbicës, ndërsa Policia ka mundur Bujanën pas një drame të vërtetë krejt në fundin e ndeshjes.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/