Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar shprehet i kënaqur me trendin politik në Kosovë, të cilin e quan të mirë, por tregon edhe për shumë barrikada që Kosova ka në rrugën e saj.
Në një intervistë dhënë ”Kohës Ditore”, ai thotë se rregullsia e zgjedhjeve të 3 nëntorit është baza pa të cilën nuk mund të ketë asnjë përparim, si dhe thekson që përvoja nga zgjedhjet e vitit 2010 nuk guxon të përsëritet.