E ardhmja e mesfushorit shqiptar Xherdan Shaqirit duket gjithnjë e më larg Bayern Munich. Klubi gjerman duke se ka hequr dorë nga shërbimet e reprezentuesit shqiptar të Zvicrës.
‘Bild’ raporton se Bayern Munich tashmë ka vënë çmimin për ish yllin e Baselit.
‘Bavarezët’ kërkojnë 18 milionë euro për mesfushorin shqiptar. Shaqiri me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, kërkohet nga Atletico Madrid, Juventus dhe Liverpool.