David Batistuta njihet nga publiku më shumë si aktorë i Wrestelmania ‘WWE’ dhe tanimë pas pensionimit nga sporti Wrestel, ai po e vazhdon karrierën si aktorë i filmit.
Aktorit nuk i erdhi mirë kur një nga fansat e tij i sugjeroi që të bëhet pjesë e filmit Fast&Forious të bashkëngjitet me aktorët Dwayne Johnson dhe Jason Statham.
Ai ju kundërpërgjigj fansit duke i thënë “Faleminderit për konsideratën, unë preferoj të luaj filma edhe me të mirë”.
David Batistuta mund ta injorojë një ide të tillë nga një fans, mirëpo filmi Fast & Forious 7 është një nga seritë që aktualisht është në vend të tretë si filmi me fitimet më të mëdha pasi mblodhi 1.5 miliardë dollarë në gjithë botën.