(2L ONLINE) – Policia ka arrestuar qytetarin B. H. (1968) dhe me vendim të prokurorit të shtetit ai është ndalur për 48 orë. Këtij arrestimi i ka paraprirë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Verbicë e Zhegocit të komunës së Gjilanit, me që rast janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale tri qese me substancë narkotike e llojit marihuanë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës , hetuesit e njësitit anti drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, kanë realizuar Urdhër Kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me ç’rast gjatë kontrollimit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Verbicë e Zhegocit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale tri (qese me substancë narkotike e llojit marihuanë.
“Të gjitha dëshmitë janë procesuar, fotografuar dhe janë sekuestruar në cilësi të provave materiale. Pasi është bërë matja e substancës narkotike është gjet se ka peshuar 3 ,134 kg .Lidhur me rastin është arrestuar i dyshimti B. H. (1968) dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndalur për 48 orë”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, hetimet lidhur me rastin janë në vazhdimësi e sipër në Koordinim me prokurorinë e shtetit në Gjilan. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/