Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije për një bastisje të një shtëpie dhe lokaleve përcjellëse, të një të dyshuari, në Vërban të Vitisë, me këtë rast jan gjetur armë.
“Me 14 shkurtë 2018 rreth orës 13:15, Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale nga Gjilani, së bashku me Njësinë e Antidrogës nga Shtabi Qendror, që veprojnë në Gjilan, me urdhër nga gjykatësi i procedurës paraprake, kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit, shqiptar, shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Vërban- Komuna Viti, nën dyshimin se i njëjti posedon drogë dhe armë”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani, ku sipas tij janë gjetur dhe konfiskuar:
1. Një pushkë gjuetie CIFSANAV TUFEKLERI, Kal 12 mm, dhe katër (4) copë fishek,
2. Një armë pistoletë, MAUSER dhe një karikator,
3. Një Pistoletë modeli i pa njohur, cal 6.35,një karikator dhe katër fishek te kalibrit të njëjtë,
4. Një Pistoletë KNALIPATR NAOPATER kal 9 mm,
5. Një shkop gome
6. Një mbetje e dyshuar e substancave narkotike e llojit Marihuan,
7. Një granat dore, te cilën e ka konfiskuar njësiti i EOD-së.
Me urdhër te Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti i referohet PTH.