DYLON

A jemi veç shtet apo edhe sovran e demokratik?!

A jemi veç shtet apo edhe sovran e demokratik?!
Avatar photo Redaksia

Shpallja e Kosovës shtet i pavarur, sovran e demokratik, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë, të dhimbshëm e me sakrifica. Ishte akti më kulmor dhe një përmbledhje e krejt mundit dhe përpjekjeve shekullore ndër breza tek shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm të saj.

Shkruan:Ardian Azemi

Sot, Kosova kremton dhjetëvjetorin e këtij akti madhor. Dhjetë vjet përpjekje paqësore për ta ndërtua një shtet ligjor e funksional, të qëndrueshëm e të integruar. Vendi ynë, ani pse i pavarur, asnjëherë nuk arriti të materializoj atë që është thënë në aktin e shpalljes; sovran e demokratik. Nuk u bë as sovran e edhe më hiç demokratik.

EkoHigjiena

Në dhjetëvjetorin e lindjes së Republikës sonë, nuk kemi asnjë vepër që na bënë të mburremi me të. Dhjetë vjet nuk janë pak. Kosova ka dështua të bindë botën se e ka përnjëmend me u bë shtet, përkundrazi, kemi dëshmua papjekuri për të udhëheqë me vendin, papërgjegjshmëri institucionale, inate ndër partiake, dhe mungesë e vullnetit për ti ofrua qytetarit stabilitet ekonomik.

Po bëhen afër nëntëmbëdhjetë vjet nga përfundimi i luftës, dhe dhjetë vjet nga shpallja e Pavarësisë, Kosova asnjëherë nuk arriti ti bindë investitorët e huaj që të vijnë në Kosovë për të investuar në mënyrë që të gjenerohen vende të reja pune. Bile, ata që janë ardh, kanë hasë në barriera e kërkesa ma të pista të mundshme. Deri sot, politika në Kosovë ka dëshmua se nuk është e gatshme të krijoj vende pune, sepse të qenit populli i gjunjëzuar ekonomikisht, manipulimi me të është më i lehtë.

Përgjatë dhjetë vjetëve, vendi ynë ka dështua edhe në politikën e jashtme, edhe në atë të brendshme. Kosova ka dështua të krijoj një gjyqësor të pavarur, Universitete të pandikuara nga politika, shërbime shëndetësore me standarde minimum të vendeve të rajonit.

Këtë dhjetëvjeçarë e karakterizon edhe degradimi i komunikimit politik. Gjuha e përdorur nga zyrtarë të subjekteve të caktuara politike, ka ndikuar edhe në ndarjen qytetare në grupe; në patriot e tradhtar, ndarje e cila e kapërcen kufirin e normales. Pra, kemi ardhë në një situatë që nëse gjatë ditës nuk shan dhjetëra herë me nanë, nuk mund të shpresosh në përkrahje qytetare. Kësaj dukurie i ka dal në ndihmë edhe media, madje në mas të madhe.

Jemi të prirë me pa veç zi, e realisht nuk është krejt zi. Kosova përgjatë këtyre dhjetë vjet sa është shtet, ka arritë që në sfera të ndryshme të shoqërisë të ecën përpara. Anëtarësimi i federatave sportive të Kosovës në federata ndërkombëtare, pavarësisht pengesave nga Serbia, është një e arritur e madhe. Njohja shtet e Kosovës nga shtetet më të fuqishme të botës, mbetet e arritura më e madhe në rrafshin e jashtëm.

Kosova suksesshëm ka arrit të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe lirisht mund të themi se zgjedhjet e fundit nacionale dhe lokale, mund të jenë shembull edhe për vendet e rajonit, ndoshta edhe më gjerë. Infrastruktura rrugore merr notë pozitive, ngase nga një vend totalisht i shkatërruar, kemi arrit të bëhemi një vend me autostrada ma moderne, dhe kjo është duke vazhduar dhe duhet ti duartrokasim.

Festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë kalon shpejt, dhe Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të veta të brendshme dhe të jashtme. Republika e Kosovës duhet të krijoj partneritet serioz me shtetet e fuqishme botërore. Shteti ynë aspiron të anëtarësohet edhe në struktura të larta të sigurisë, dhe kjo mbetet një sfidë për institucionet e vendit. Liberalizimi i vizave, marrja e statusit të vendit kandidat për BE, do të varen nga mënyra sesi qeveriset në Kosovë dhe a do të ketë një platformë të re për dialog me Serbinë.

Për fund, Kosova e ka mundësinë të bëhet shtet serioz, i qëndrueshëm, madje edhe sovran e demokratik, veç nëse qeveria aktuale e merr seriozisht dialogun me Serbinë, dhe kërkon afatizime. Një tryezë e përbashkët, pozitë e opozitë, edhe shoqëria civile, për të krijuar një platformë sesi të ecet tutje në dialogun në Bruksel, do të ishte mundësi e mirë që Kosova të jetë e barabartë me shtetet tjera në strategjinë e re të BE-së.

Urime Kosovë dhjetëvjetori i Pavarësisë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.