/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve dhe patrullat e sektorit, nga stacioni Policor i Vitisë, në bazë të urdhër-kontrollit lëshuar nga Gjykata, kanë kryer bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të NJë të dyshuari, shtetas i Kosovës me banim në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë, ku janë gjetur dhe konfiskuar: • një arme zjarri Revole 7.62 mm , me 9 copë fishek 6.5 mm
• tre karikator të të njëjtës armë
• një granat dore, për te cilën janë njoftuar njësitet përkatëse për deminim.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet e FSK-së të cilët e kanë tërheq mjetin e dyshimtë nga vendi i ngjarjes.
“Sipas tyre mjeti i dyshuar ka qenë: Granatë dore e Tipit A-6, (Lloji F-1). Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është arrestuar fillimisht nga ana e Policisë së Kosovës. Gjithçka ka qenë ne rregull”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti procedohet në procedurë të rregullt në Gjykatë. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/