Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) sot në mëngjes ka zbarkuar tek zyrat e gazetarit Milaim Zeka, në afërsi të Teatrit Kombëtar.
Indeksonline mëson se bastisja po zhvillohet në lidhje me zbulimin e identitetit të një dëshmitari në rastin e Grupit të Drenicës.
Për këtë gjë, ditë më parë prokuroria e EULEX-it kishte thirrur në bisedë gazetarin Zeka, të cilit i ishte tërhequr vërejtja.
Afër zyrave të emisionit “Pa Rrotlla” ndodhen disa vetura të EULEX-it dhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ku pjesëtarët e saj vazhdojnë të qëndrojnë brenda në redaksi duke kryer bastisje./Indeksonline/